E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi PS hap prapa per fletet e votimit



Eljona Ballhysa
Prania e papritur e kryesocialistit Edi Rama ne tryezen e thirrur nga kryeministri Berisha jo vetem qe surprizoi te ftuarit por i dha nje tjeter drejtim diskutimit te ceshtjes. Per mbi dy ore kreret e partive politike shqiptare perfaqesues te shoqerise civile dhe perfaqesues te faktorit nderkombetar shkembyen ide rreth reformes elektorale dhe permiresimit te Kodit Zgjedhor. Por me se shumti palet vune theksin ne domosdoshmerine e gjetjes se gjuhes se kompromisit mes faktorit politik shqiptar. Por ajo qe i surprizoi te gjithe ishte oferta konkrete e kryesocialistit Rama. Ndersa ne fillim te fjales se tij kryeministri Berisha u shpreh se zgjedhjet e 28 qershorit ishin me te mirat e mbajtura ndonjehere Rama ne te kundert deklaroi se zgjedhjet u vodhen nga pushteti i Sali Berishes. Ai i dorezoi Berishes draftin e PS-se qe parashikon hetimin e zgjedhjeve te bazuar ne rezoluten e Parlamentit Europian. Berisha nga ana e tij u shpreh se do ta studioje me seriozitet dhe me pozitivitet propozimin e PS-se. Gjate diskutimit te dy politikanet jo pak here shkembyen replika me njeri-tjetrin dhe ndane mendime te ndryshme.
Diskutimi
Zgjedhjet e 28 qershorit ishin zgjedhje demokratike qe sic u shprehen te gjithe vezhguesit plotesuan shumicen e standardeve te OSBE-se pra standardet nderkombetare zgjedhje ne te cilat nuk pati asnje prove per manipulim te rezultatit apo numerim te parregullt - tha Berisha ne krye te fjales se tij ndersa shtoi se Kodi Zgjedhor ka nevoje per ridefinime ka nevoje per flukse te reja ka nevoje qe mbi bazen e eksperiences se deritanishme te njohe nje nivel te ri.
Krejt i ndryshem ishte qendrimi i kryesocialistit Rama i cili tha se zgjedhjet ishin te deformuara jo per shkak te Kodit por per shkak te moszbatimit te tij. Dua te them disa fjale lidhur me kete tryeze qe per hir te se vertetes do te deshironim te ishte e rrumbullaket dhe jo trekendesh me majen e kendit ne krahun e qeverise se dale nga zgjedhjet e deformuara te kontestuara dhe pa vullnet per te bere transparencen. Zgjedhjet e qershorit te 2009-s nuk i deformoi Kodi Zgjedhor i deformoi shkelja e Kodit Zgjedhor. Shqiperise nuk i duhet nje kod i ri por i duhet zbatimi i Kodit. Ne duam te vendosim nje gur themeli ne bashkejetesen tone demokratike duke filluar nga procesi zgjedhor. Prandaj dua te theksoj se opozita nuk kerkon te draftoje vete nje kod te ri por kerkon te implementoje zbatimin e Kodit qe kemi hartuar dhe miratuar se bashku - eshte shprehur Rama ndersa ka theksuar se Shqiperia eshte ne nje krize te thelle politike. Me tej Rama i dorezoi oferten e PS-se per ngritjen sa me pare te komisionit hetimor parlamentar. Ne funksion te zbatimit te Rezolutes se PE-se une nuk kam ardhur ketu me nje fjalim kam ardhur ketu me nje oferte. Eshte nje oferte per ta ngritur komisionin parlamentar nje ore e me pare dhe vetem me ngritjen e ketij komisioni parlamentar ne do te fillojme parimisht punen per reformen zgjedhore. Kjo eshte oferta jone. Do te jete ne dispozicion te te gjitha medieve. Kopjen time te vetme sigurisht do tia jap problemit tim te vetem - eshte shprehur Rama i cili mori garancine e Berishes per ta shqyrtuar me seriozitet oferten e tij.
Ndersa Berisha per ta risjelle diskutimin rreth reformes zgjedhore ka perseritur dhe oferten e tij qe maxhoranca do te pranoje cdo amendament qe do te propozoje opozita persa u perket ndryshimeve ne Kod. Une kam bere oferten dhe do ta shqyrtoj me shume seriozitet propozimin e ri por oferta ime nuk eshte vetem te hartoni cdo amendament te ri. Oferta ime eshte kohe sa te doni sepse vete e keni pranuar dhe me vjen mire qe keni pranuar se ka nevoje per procedure gjyqesore. Atehere ndiqni proceduren gjyqesore dhe une jam i gatshem nuk ju percaktoj asnje afat. E them edhe nje here kutite nuk do te digjen nuk do te kete kufizim nga kjo qeveri se iku koha tani dhe pse te hetojme zgjedhjet por kur te doni. Dua ti them zotit Rama se edhe tri jete te kesh e te rremosh nuk do te gjeje gje tjeter vecse sinqeritetin e kundershtarit te tij - eshte shprehur Berisha. Ne replike ndaj Berishes Rama u shpreh se kryeministri eshte i sinqerte kur ben oferten por nuk eshte i sinqerte kur zbaton ligjin. Ky eshte problemi. Kryeministri eshte i gatshem te beje me ne cdo ligj sepse eshte i plotfuqishem ne shtremberimin e cdo ligji. Ai kerkoi garanci ne zbatimin e ligjit.
Ne perfundim te tryezes se diskutimit Rama sqaroi edhe nje here se PS-ja nuk do te marre pjese ne procesin e hartimit te reformes zgjedhore pa u bere me pare transparenca e zgjedhjeve te kaluara. Qe te jemi te qarte qe te mos te kemi asnje ekuivok ne nuk nisim asnje proces. Keto tryeza multilaterale ekspertesh perfaqesuesish parlamentaresh jeni te lire ti beni. Tryeze ekspertesh per reforme tryeze parlamentaresh per reforme pa zbatuar Rezoluten e PE-se dhe pa bere transparencen e zgjedhjeve te shkuara qe ne zgjedhjet e ardhshme ne te kemi garanci shume me solide qe ligji do te zbatohet ne nuk kemi asnje arsye te bejme. Ky eshte vullnet politik ky nuk eshte nje problem teknik. Une u bej edhe nje here apel te gjithe miqve dhe partnereve nderkombetare qe se paku Rezoluten e PE-se ta kerkojne te zbatohet nga Parlamenti i Shqiperise - perfundoi Rama fjalen e tij. Nderkohe Berisha kerkoi qe tryeza e diskutimit te vazhdoje ne nivel ekspertesh duke premtuar se do ta studioje me seriozitet oferten e PS-se.

Dule Para reformes te behet transparenca e zgjedhjeve te kaluara

Kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule ka deklaruar gjate fjales se tij ne tryezen e partive te thirrura nga kryeministri Berisha se perpara se te flitet per ndryshim te Kodit Elektoral duhet te behet transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit. Ai theksoi se zgjidhja me e mire per vendin do te ishte doreheqja e kreut te qeverise dhe shkuarja e vendit ne zgjedhje te parakohshme. Si do te kemi kurajen e trajtimit te nje pacienti zgjedhjet e deshtuara te 28 qershorit nderkohe qe nuk kemi bere ekzaminimin e tyre. Edhe ju e keni kuptuar se Kodi duhet ndryshuar per faktin se zgjedhjet nuk ishin te mbara. Ne fillim duhet te ndodhe renditja racionale e nje procesi dhe pastaj do te bejme edhe amendimin e Kodit Zgjedhor. Nuk eshte problemi yne amendimi i Kodit. Ceshtja eshte se jemi ne nje ngerc qe e thone edhe vezhguesit neutrale qe ka vetem nje zgjidhje. Ju nuk keni nevoje te qendroni ne krye te nje qeverie qe cdo dite i dalin skandalet mund te beni ate qe gjithsecili do te bente do tu hapte rrugen zgjedhjeve te lira dhe te barabarta ne vend - tha Dule.

Luan Rama LSI-ja e gatshme te beje propozime reale per reformen zgjedhore

Levizja Socialiste per Integrim shprehu gatishmerine e saj per diskutime per reformen zgjedhore dhe te beje propozime reale ne funksion te propozimit te bazes ligjore qe vijne ne rekomandim te plote ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama shprehu bindjen se kontributet e opozites do te vijne ne funksion te interesit te vendit. Procesi duhet te kishte nisur me kohe por nuk eshte ende vone per te realizuar nje reforme zgjedhore gjitheperfshirese. LSI-ja eshte e gatshme te ofroje te gjithe kontributin e saj per realizimin e kesaj reforme. Une vleresoj se prania e opozites ne kete salle eshte shpresedhenese per gjetjen e hapesirave te kompromisit - eshte shprehur perfaqesuesi i LSI-se Luan Rama.

Idrizi Shpresoj qe oferta e PS-se te jete e pranueshme per maxhorancen

Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Unitet Shpetim Idrizi pershendeti zhvillimin e tryezes per reformen zgjedhore ndersa vleresoi edhe pranine e opozites ne te. Ai shprehu deshiren qe oferta e Partise Socialiste per te arritur kompromisin te pranohet nga maxhoranca ndersa kerkoi qe ne hartimin e reformes se re zgjedhore te marrin pjese edhe partite e tjera te vogla. Kjo tryeze eshte nje moment mjaft i rendesishem per realizimin e reformes zgjedhore. Une pershendes pranine e opozites ne kete tryeze sikurse pershendes pranine e nderkombetareve dhe te perfaqesuesve te shoqerise civile. Ne fakt ne ishim pergatitur per te bere propozime konkrete por mesa duket nuk eshte rasti sot. Gjithsesi uroj qe oferta e PS-se te jete e pranueshme per maxhorancen dhe mendoj se eshte e rendesishme prania e partive te tjera te vogla ne procesin e hartimit te reformes zgjedhore- eshte shprehur Idrizi.

23 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›