E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 28 qershorit palet terhiqen nga pozicionet e meparshme

23/10/2010Opozita merr pjese ne tryezen e iniciuar nga Berisha prezenca e Rames surprize per kryeministrin

Berisha Fletet nuk do te digjen deri ne vitin 2013.

Rama Dakord ngreme komisionin hetimor parlamentar

PS-ja dhe PD-ja jane ulur dje ne nje tryeze per te diskutuar ne lidhje me Kodin Zgjedhor duke dhene dhe sinjalet e para per zgjidhjen e krizes politike qe ka mberthyer vendin prej me shume se 16 muajsh. Kryeministri Berisha eshte shprehur se nuk do te djege fletet e votimit te 28 qershorit ndersa kreu i PS-se ka deklaruar depozitimin e kerkeses per ngritjen e nje komisioni hetimor. Hyrja e kreut te PS-se i shoqeruar nga kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule ne sallen e Kryesise se Kuvendit pak minuta pasi kishte filluar takimi ka qene e papritur per kryeministrin Berisha i cili dukej se nuk ishte lajmeruar per kete takim. Pershtypja e pare eshte shoqeruar me nje shtrengim te ftohte duarsh me liderin e PS-se i cili deri nje dite me pare kishte kembengulur fort ne idene e mospjesemarrjes se tryeze. Burime nga PS-ja u shprehen per Metropol se ishte presioni i nderkombetareve ai qe ka detyruar kreun e opozites ti bashkohet tryezes per reformen zgjedhore ne castet e fundit.

Berisha

Pas pershendetjes qe i beri prezences se Rames dhe pasi beri nje rezyme te gjithe asaj cka ndodhur gjate ketyre muajve kryeministri shfaqi per here te pare terheqjen e tij nga vendimi per te djegur kutite e votimit. Duke iu drejtuar kreut te opozites ai u shpreh se nuk e ka problemin me hapjen e kutive madje eshte dakord dhe me ndryshimin e rezultatit ne tavoline ne rast te nje rinumerimi por ne mes qendron nje vendim gjykate i cili e ndalon dicka te tille. Cfare ju ofroj une Ju ofroj qe cdo rezultat te ndryshoje. E vetmja gje qe nuk mund te pranoj eshte qe ne te mos jemi te vertete ne rezultat. Harrojeni se une mund te pranoj klauzole se ne nuk ndryshojme rezultat e po bejme numerimin. Jo do te ndryshojme cdo rezultat se ju nuk jeni skllever te pseudorezultateve. Nuk mund te rrime kurre te tille as une as ju. I vetmi problem eshte ai me gjykatat dhe une nuk ju kam permendur ndonjehere se ka kaluar ky apo ai afat per hetim. Shenoje se sot e deri e deri dy muaj sa te filloje fushata tjeter zgjedhore ne vitin 2013 Sali Berisha qendron disponibel per te numeruar cdo vote dhe kutite absolutisht nuk do te digjen. Nuk kam nder mend ti bej nje gjest te tille opozites - tha kryeministri.

Rama

Nderkohe kryetari i PS-se Edi Rama gjate fjales se tij u shpreh se nuk ishte faji i Kodit qe u deformuan zgjedhjet e vitit te kaluar por shkelja e ligjit nga ana e maxhorances. Ne u ulem ne nje tryeze te tille 9 muaj para zhvillimit te zgjedhjeve te 28 qershorit nje tryeze qe kontribuoi ne formulimin e nje kodi te ri zgjedhor por qe u shkel nga njeriu qe e ka iniciuar edhe kete tryeze te sotme. Shqiperia pati nje shans historik qe te bente te mundur zgjedhje te lira e demokratike ne baze te te gjitha kushteve te rekomanduara nga OSBE-ODHIR-i por ky shans u humb nga Sali Berisha- tha Rama duke bere ne te njejten kohe te ditur kerkesen e 35 deputeteve te PS-se per ngritjen e komisionit hetimor. Ne fakt nga keqyrja e materialit te depozituar ne Kryesine e Kuvendit rezulton se eshte i njejti draft i dorezuar para disa muajsh nga ana e opozites ku hapja e kutive te votimit dhe rinumerimi i fleteve ne to te ishin pjese e punes se komisionit hetimor. Ne tryeze ishin prezente ambasadori i OSBE-se ne Tirane Volfart nenkryetari i Partise Republikane Arian Madhi kryetari i Partise per Drejtesi dhe Unitet Shpetim Idrizi sekretari i pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim Luan Rama si dhe perfaqesues te shoqerise civile.

Replikat ne tryezen e djeshme

Berisha Numeroj cdo vote por ndiqni proceduren ligjor

Berisha - Duke vleresuar dhe pershendetur pranine e kryetarit te Partise Socialiste ketu une serish dua te theksoj zotimin tim solemn njevjecar se kesaj radhe mazhoranca eshte plotesisht e pergatitur qe opozita te hartoje te draftoje vete ne kete tryeze me ekspertet e saj te gjitha amendamentet qe ajo gjykon se procesin zgjedhor e bejne me te sigurt ti dergoje keto amendamente ne Komisionin e Venecies ne OSBE-ODIHR dhe ne rast se deshirohet dhe une jam plotesisht dakord te ftojme edhe miqte tane qe kemi. Natyrisht qe nuk mund te ftojme grupet parlamentare te Parlamentit Europian por mund te ftojme miqte tane parlamentare nga keto grupe qe kane treguar interes te madh ne aktivitet personal qe te kontribuojne ne kete proces shume te hapur. Kjo eshte nje menyre me te cilet ne mund te procedojme me seriozitetin me te madh shpejtesine me te madhe dhe suksesin me te plote. Une do te kisha folur pak me gjate por prania e opozites ketu e ben me shpresedhenes realizimin e asaj oferte te cilen une e kam bere me zemer te hapur qe opozita te hartoje e te paraqese te gjitha amendamentet qe mendon se jane te domosdoshme te marre mendimin e OSBE-ODIHR-it dhe te Komisionit te Venecies. Votat e shumices do te jene pa asnje medyshje ne drejtim te saj.

Rama - Dua te them disa fjale lidhur me kete tryeze qe per hir te se vertetes do te deshironim te ishte e rrumbullaket dhe jo trekendesh me majen e kendit ne krahun e qeverise se dale nga zgjedhjet e deformuara e te kontestuara dhe pa vullnet per te bere transparencen. Duke vene ne vend te pare interesin e qytetareve ne u ulem ne nje tryeze te tille 9 muaj para zhvillimit te zgjedhjeve te 28 qershorit nje tryeze qe kontribuoi ne formulimin e nje kodi te ri zgjedhor por qe u shkel nga njeriu qe e ka iniciuar edhe kete tryeze te sotme. Shqiperia pati nje shans historik qe te bente te mundur zgjedhje te lira e demokratike ne baze te te gjitha kushteve te rekomanduara nga OSBE-ODHIR-i por ky shans u humb nga Sali Berisha. Zgjedhjet e 28 qershorit nuk i deformoi Kodi Zgjedhor por shkelja e tij. Nuk kemi nevoje per nje kod te ri qe te shkelet si ai i vitit te kaluar por duhet nje kod qe te mos cenohet nga askush nga ne pasi opozita pikerisht kete po kerkon implementimin dhe zbatimin e kodit aktual.

Dule - Ne radhe te pare ju pershendes per organizimin e tryezes. Por eshte i cuditshem fakti qe na keni thirrur ketu per fillimin e negociatave per nje kod zgjedhor duke qene se edhe ai i meparshmi nuk u respektua nga ana juaj. Qeveria juaj ka dale nga zgjedhje te delegjitimuara gje kjo qe thuhet dhe eshte thene me perpara nga te gjitha institucionet e europiane.

Berisha - Urimi per te pershendetur kryetarin e Partise Demokratike per thirrjen e tryezes eshte thellesisht i parendesishem per mua se shume me teper se fjala flet prania juaj ketu dhe ju garantoj per kete. E vleresoj pranine tuaj. Ju keni vendin tuaj keni ardhur ne tryeze ne kete kontekst. Mendoj se nuk duhet ta shnderrojme ne keto ceshtje se ato i nderuar zoti Dule i shkembejme ne Parlament. Ndaj nuk do te replikoj fare per keto. Ju garantoj se jam i gatshem te numeroj cdo vote por me kushtin qe kjo kerkese juaja te marre vendimin e Gjykates Kushtetuese. Me kushtin qe te numerohet cdo vote ku te pranohet cdo ndryshim rezultati por me pare ndiqni proceduren ligjore. Nuk do te digjen kutite deri ne vitin 2013 vit ky qe korrespondon me fillimin e fushates se re per zgjedhjet parlamentare. Nese te gjitha vendet e botes kane nje afat kushtetues per zbatimin e procedurave ligjore ne raste kontestimi te zgjedhjeve une nuk do ta kerkoj zbatimin e ketyre afateve pasi jam i sigurt ne legjitimitetin e ketyre zgjedhjeve. Ky eshte nje obligim moral i kesaj mazhorance por dhe nje obligim ligjor.

Edi Rama - Kryeministri eshte i sinqerte kur ben oferte por nuk eshte i sinqerte kur zbaton ligjin. Duke vleresuar punen e bere gjate ketyre viteve ne Shqiperi nga ana e OSBE-ODHIR-it deshiroj qe ne raportin e ardhshem te lexohet ajo qe eshte shkruar qe ne paragrafin e pare te raportit te bere nga ju per zgjedhjet e 2009-s ku thuhet Zgjedhjet nuk arriten standarde te larta evropiane. Por keshtu eshte kur kemi te bejme me nje mazhorance qe synon vetem rezultatet e uleta duke i cenuar cdo proces votimi qe eshte bere deri tani.

Berisha - Duhet te ngrihet sa me pare nje komision hetimor i cili mund te marre konsultime edhe nga komisionet parlamentare. Ky komision nuk ka nevoje te jete i perfaqesuar me ne rang kryetaresh por te vazhdoje punen me perfaqesuesit tane parlamentare gjithashtu me mbeshtetjen e shoqerise civile.

Rama - Ska tavoline tjeter pa u zbatuar me pare rezoluta e Parlamentit Europian per transparencen e 28 qershorit.

Partite e vogla dhe pjesemarresit nga shoqeria civile te pranishem

Volfart - Vazhdoni bisedimet qe te gjeni konsensusin.

Luan Rama - Asnjehere nuk eshte vone per te filluar nje proces per te bere me te miren e mundshme ne permiresim te Kodit Zgjedhor. Ne si force politike insistojme qe ky proces te jete gjitheperfshires dhe transparent. Gjithashtu LSI-ja shpreson qe kontributet e opozites te jene ne te mire te interesave te vendit dhe jo ne te kundert. Gjithashtu ju garantoj se LSI-ja eshte e gatshme per bashkepunim dhe do te beje gjithcka te jete e mundur per te dhene me te miren ne permiresimin e Kodit Zgjedhor.

Ambasadori i OSBE-se Volfart - Prezenca e shoqerise civile ka nje rendesi shume te madhe per tryeza te tilla ndaj ju ftoj te vazhdoni bisedimet me njeri-tjetrin ne menyre qe te gjeni nje konsensus per realizimin e zgjedhjeve sa me te denja per nje vend europian. Partite politike duhet te realizojne detyrat e tyre duke qene me te pergjegjshme per ate qe po bejne.

Elsa Ballauri - Shpresoj qe kjo te jete nje tryeze serioze qe ti sherbeje qellimit per te cilin ajo eshte thirrur. Duke pare konfliktet dhe kontradiktat qe keni mes jush une jam skeptike per mbarevajtje te rregullt te ketij procesi. Nese do te kemi nje bashkepunim sa me te sinqerte mes forcave politike une ju garantoj se mbeshtetja e shoqerise civile nuk do te mungoje.

PDU Shpetim Idrizi - Si force politike ofrojme bashkepunimin tone ne realizimin sa me te suksesshem te kesaj nisme.

PR nenkryetari Arian Madhi - Vleresoj vullnetin e partive opozitare te pranishme ne kete tryeze te pare bisedimesh dhe garantoj mbeshtetjen e plote nga ana e partise qe une perfaqesoj ne realizimin e Kodit Zgjedhor.

ECA Ilirian Celibashi - Kjo tryeze nuk ka ate dobi qe duhej te kishte duke pare qe forcat politike kane shume kontradikta ndermjet tyre. Kur keto debate te marrin fund nje here e mire organizata qe une perfaqesoj do te jete e gatshme per ti dhene kontributin dhe mbeshtetjen e saj politikes shqiptare. Por une dyshoj per kete bashkepunim nderpartiak. Duhet te mbaroje debati partiak njehere pastaj te na kerkohet prezenca jone ne te tilla nisma.

Berisha - Une kam ketu perpara ish-kryetare te komisioneve zgjedhore dhe keta i kane parasysh raportet e atyre zgjedhjeve qe kerkonin hetim madje ka pasur raporte qe me kerkonin te shkoja ne Strasburg. Dhe ky raport nuk shqipton ne asnje rresht fjalen hetim. Ky raport i quan keto zgjedhje si zgjedhje qe permbushen standardet kryesore te OSBE-ODHIR-it dhe si zgjedhje qe nuk pati prova per manipulim. Tani ne zgjedhje jane keta kombetare dhe nderkombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›