E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajazi Hedh poshte implikimin ne ceshtjen Beti

23/10/2010Prokurori Kreshnik Ajazi pergenjeshtron zerat se ka bashkepunuar me avokatin

Per Zenelin kam kerkuar arrest me burg ne dy nivelet e gjykates

TIRANE- Prokurori i Tiranes Kreshnik Ajazi ka pergenjeshtruar zerat se ai eshte i implikuar ne ceshtjen penale te arrestimit te avokatit Hysni Beti. Ajazi ka sqaruar dje se emri i tij eshte perdorur me qellim diskreditimin e tij si prokuror por edhe per te ulur autoritetin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Prokurori theksoi se nga ana e prokurorise se kryeqytetit nuk rezulton ne asnje rregjister penal qe ndaj tij te jete rregjistruar ndonje procedim penal. Nje fakt te tille e ka pohuar edhe kryeprokurori i rrethit Sokol Malaj i cili ka pohuar se ska asnje veprim hetimor ndaj prokurorit Ajazi pasi ky i fundit ka qene totalisht i paimplikuar ne ceshtjen penale per te cilen eshte arrestuar avokati Hysni Beti. Gjithashtu Ajazi ka hedhur poshte zerat duke pohuar se ato kane dale ne media mbi bazen e burimeve te dyshimta. Nderkohe qe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se nga ana e prokurorit Kreshnik Ajazi ne lidhje me procedimin penal ndaj shtetasit Erkens Zeneli eshte kerkuar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane me date 26 shtator 2010 vleftesimi i ligjshem i arrestimit ne flagrance i shtetasit Erkens Zeneli dhe caktimi ndaj tij i mases se sigurimit Arrest ne burg. Po ashtu ne date 1 tetor 2010 prokurori Kreshnik Ajazi ka depozituar nje ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane ne lidhje me vendimin e caktimit te mases se sigurimit Detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore te dhene nga ana e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane duke kerkuar ndryshimin e ketij vendimi dhe caktimin ndaj shtetasit Erkens Zeneli te mases se sigurise arrest ne burg. Sipas prokurorit Kreshnik Ajazi ceshtja ne ngarkim te shtetasit Erkens Zeneli eshte ende ne hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane. Ai thekson se kerkesa per caktimin e mases se sigurise dhe ankimi ne Gjykaten e Apelit jane kryer nga ana e tij shume kohe me perpara se prokuroria e rrethit Tirane te fillonte procedimin penal ne ngarkim te avokatit Hysni Beti. Nisur nga kjo situate Ajazi hedh poshte zerat per implikimin e tij ne ceshtjen penale te avokatit Beti duke treguar se qendrimi i tij ka qene teper korrekt ne hetimin e procedimit penal ne ngarkim te shtetasit Erkens Zeneli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›