Hetimi i SPAK, Ajola Xoxës i regjistrohet akuzë e re

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj (aktualisht në burg), është paraqitur këtë të hënë (5 maj) në SPAK, ku është marrë për rreth 30 minuta në pyetje.
Burime për RTSH bëjnë me dije se Ajola Xoxës i është regjistruar një akuzë e re “për fshehje të ardhurash”. Kujtojmë se bashkëshortja e kryebashkiakut, po hetohej deri tani për “korrupsion pasiv” në 9 episode, “pastrim parash” e “mosdeklarim pasurie”.
Ndërkaq, kryebashkiaku Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 në ambientet e Bashkisë së Tiranës, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në 9 raste, si dhe për “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
/rtsh.al/