E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hetimi i krimit zgjedhor, Celibashi: Veçoria e këtyre zgjedhjeve, koordinimi i KQZ me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka deklaruar sot për një media, se veçoria e zgjedhjeve të 11 majit, është bashkëpunimi i KQZ, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK, për parandalimin dhe hetimin e krimit zgjedhor.

Ai sqaroi se qendra që do të ngrihet panë Komisionit Zgjedhor do të ketë po ashtu edhe përfaqësues të këtyre dy institucioneve.

“Ajo çfarë duhet e ndryshme me eksperiencën e zgjedhjeve më parë, konsiston në mënyrën si do të koordinojmë të tre këto institucione: KQZ, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK”, tha ai.

“Qendra që do të ngrihet pranë KQZ do të ketë në përbërje përfaqësues të këtyre dy institucioneve, koordinimi i informacioneve bëhet këtu në qendër”, u shpreh Celibashi.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›