E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i zgjedhjeve, Kom. Ligjeve diskuton amendamentet e PS

Komisioni i ligjeve eshte mbledhur per te diskutuar nen për nen amendamentet e PS-së për ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore si dhe ngritjen e një komisioni për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Në seancat e javës së kaluar maxhoranca është shprehur dakord për bërjen e një hetimi, por pa prekur kutitë për të cilat ka një vendim gjykate, ndërsa nga ana e saj opozita këmbëngul në një hetim të plotë dhe të pakushtëzuar duke përfshirë këtu edhe hapjen e kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore.

• Hetimi parlamentar, demokratët depozitojnë të hënën në Kuvend amendimet e pr/ligjit
Përveç propozimeve të PS-së, deputetët në komisionin e ligjeve do të diskutojnë sot edhe për një draft amendamentesh që do të paraqiten nga Partia Demokratike.

Dy forcat e mëdha politike duhet të arrijnë në një zgjidhje në komisionin e ligjeve, në mënyrë që të mos shkojnë me dy qëndrime në Kuvend në 18 mars kur do të bëhet edhe votimi i draftit të PS-së.

Ndërkaq Drejtori i përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Pierre Mirel i bëri thirrje pak dite me pare politikës shqiptare të gjejë kompromisin para vizitës së komisionerit Fulle, I cili mbërrin për një vizitë zyrtare në Tiranë në 19 mars. Fule theksoi se kompromisi politik është fjala kyce për integrimin e Shqipërisë ne BE.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 15 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›