E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i jashtëm maqedonas sot vizitë në Kosovë

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, homologu i tij maqedonas, Antonio Miloshovski, të hënën do të zhvillojë një vizitë njëditore në Kosovë. Përveç takimit me Ministrin Hyseni, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë do të takohet edhe me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiun dhe Kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqin, ndërsa pas këtyre takimeve do të ketë deklarata për shtyp nga zyrtarët e lartë të Kosovës si dhe nga Ministrat Hyseni e Miloshovski.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›