Kryeministri Thaçi viziton Estoninë
Sipas një njoftimi të Kryeministrisë, nesër Thaçi do të takohet me homologun e tij, kryeministrin Andrus Ansip, ndërsa do të pritet edhe nga Presidenti i Estonisë, Toomas Hendrik Ilves dhe nga kryetarja e Parlamentit, Ene Ergma. Gjatë vizitës zyrtare në Estoni, kryeministri Thaçi do të zhvillojë një takim edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Odës Estoneze të Tregtisë dhe Industrisë, Siim Raie.
Në këtë vizitë Kryeministrin e shoqërojnë ministrat Arsim Bajrami, Lutfi Zharku dhe Idriz Vehapi. Vizita e kryeministrit Thaçi në Estoni është e ndërlidhur me thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve në fushën e administratës publike, të tregtisë dhe industrisë dhe të bujqësisë. Me këtë rast, nga ministrat përkatës të Kosovës dhe Estonisë, do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi në këto fusha.