Hetimi i zgjedhjeve ne Tirane

Arkiv Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa nga kutitë e e zgjedhjeve të fundit të 8 majit. Kjo konfirmohet si nga burime të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, edhe nga burime pranë organit të akuzës.
Ky sekuestrim, ku vetëm sot janë marrë të paktën dy kuti, është bërë për llogari të hetimit për mosrakordimin e shifrave në proces-verbale, pas një padie të depozituar kohë më parë nga Partia Socialiste.
Në fakt sekuestrimi i kutive ka qenë selektiv dhe nuk ka cuar në bllokimin e asgjësimit të kutive dhe fletëve të votimit, që sipas burimeve nga KQZ po vijon normalisht. Më datë 26 shtator, Komisioni qendror i zgjedhjeve vendosi me unanimitet, si rrallëndonjëherë kohët e fundit, për të asgjësuar kutitë e zgjedhjeve të fundit. Por duke i lënë 1 muaj kohë Prokurorisë për të sekuestruar kutitë, që ajo do ta gjykonte të arsyeshme në hetimin e saj. Gjë që Prokuroria duket se e ka bërë. Kurse djegjen e pjesës tjetër të fletëve të votimit, sipas planit të KQZ-së duhet të përfundojë më 31 dhjetor të këtij viti.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Pollo mirëpret nismën e ILDKP-së
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka nisur procedurën e hetimit administrativ për pasurine e Ministrit te Inovacionit dhe Teknologjisë së Komunikimit, Genc Pollo. Topi: Shqiptarët të mbajnë një qëndrim
Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaroi se po ndjek me vëmendje të vecantë zhvillimet në Luginën e Preshevës, duke vënë në dukje rëndësinë e trajtimit të shqiptarëve sipas standardeve demokratike ndërkombëtare, si dhe duke shprehur mbështetjen e palëkundur për të drejtat themelore të shqiptarëve në atë rajon dhe përfshirjen e tyre si qytetarë të barabartë në jetën politike, shoqërore dhe institucionale të shtetit të Serbisë. Rama: Pr/ligji për importimin e plehrave, i papranueshëm
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në mbledhjen e grupit kuvendor deklaroi se projektligji për importin e plehrave është i papranueshëm.
Komisioni i Venecias: Parlamenti të nisë zbatimin e rekomandimeve
Përfaqësues të Komisionit të Venecias dhe të ODIHR-it dolën sot në një konferencë për shtyp, ku vunë theksin se në nisjen e punës mbi bazën e rekomandimeve. Sistemi i shitblerjes së përfaqësimit
Aleksander Cipa - Kryeministri Berisha është shfaqur dje publikisht si lexues kritik dhe ironizues i letërsisë politike dhe jo të tillë, të autorëve-krerë socialistë. Politikani Berisha ironizoi librin në botim e sipër të kundërshtarit të tij politik, kryetarit të PS-së, zotit Edi Rama.
Lajmet kryesore
Durrës, gjendet i djegur në makinë oficeri i SHISH-it
Dyshohet për vetëvrasje
RISHM: Shpërthimi nga një gabim njerëzor
Varroset në fshehtësi Muammar Gaddafi
Komisioni i Venecias: Parlamenti të nisë zbatimin e rekomandimeve