E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Shqiptaret te mbajne nje qendrim


Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaroi se po ndjek me vëmendje të vecantë zhvillimet në Luginën e Preshevës, duke vënë në dukje rëndësinë e trajtimit të shqiptarëve sipas standardeve demokratike ndërkombëtare, si dhe duke shprehur mbështetjen e palëkundur për të drejtat themelore të shqiptarëve në atë rajon dhe përfshirjen e tyre si qytetarë të barabartë në jetën politike, shoqërore dhe institucionale të shtetit të Serbisë.

Gjatë një takimi me Kryetarin e Komunës së Bujanovcit, Jonuz Musliu dhe Kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, Topi theksoi se është në interesin e të gjithë qytetarëve të Komunave të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës që të mundësohet një ambient i shëndoshë sigurie, duke i bërë thirrje, me këtë rast, të gjithë faktorit politik shqiptar atje, që të ruajë qetësinë dhe unitetin, duke shmangur acarimet dhe përplasjet politike.

“Është shumë e rëndësishme, që për përmbushjen e kërkesave tuaja të drejta dhe legjitime ndaj shtetit serb, shqiptarët shprehen më një zë dhe të mbajnë një qëndrim”, tha Topi.

Kryetari i Komunës së Bujanovcit, Jonuz Musliu dhe Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa vlerësuan rolin e Presidentit Topi dhe përpjekjet e vazhdueshme për rritjen e njohjeve ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, shprehën mirënjohjen e thellë për këtë takim të rëndësishëm, si dhe për kontributin e tij personal e institucional në të gjithë këtë proces.

 
 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Rama: Pr/ligji për importimin e plehrave, i papranueshëm
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në mbledhjen e grupit kuvendor deklaroi se projektligji për importin e plehrave është i papranueshëm.
Komisioni i Venecias: Parlamenti të nisë zbatimin e rekomandimeve
Përfaqësues të Komisionit të Venecias dhe të ODIHR-it dolën sot në një konferencë për shtyp, ku vunë theksin se në nisjen e punës mbi bazën e rekomandimeve. Sistemi i shitblerjes së përfaqësimit
Aleksander Cipa - Kryeministri Berisha është shfaqur dje publikisht si lexues kritik dhe ironizues i letërsisë politike dhe jo të tillë, të autorëve-krerë socialistë. Politikani Berisha ironizoi librin në botim e sipër të kundërshtarit të tij politik, kryetarit të PS-së, zotit Edi Rama.
Akuzat ndaj Pollos, ILDKP nis hetimin
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive  ka nisur procedurën e hetimit administrativ për pasurine e Ministrit të Inovacionit dhe Teknologjisë së Komunikimit, Genc Pollo. Topi çon kuvendin në Kushtetuese
Presidenti i Republikës Bamir Topi vlerëson se Kuvendi i ka marrë atij kompetencën kushtetuese të dekretimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmet kryesore

RISHM: Shpërthimi nga një gabim njerëzor
"Masa ndaj kompanisë ACR"
Arvizu në “Fiks Fare”: Të kufizohet imuniteti
Durrës, gjendet i vdekur oficeri i SHISH-it
Varroset në fshehtësi Muammar Gaddafi
Komisioni i Venecias: Parlamenti të nisë zbatimin e rekomandimeve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›