Ne Kosove mungon liria e shprehjes

Gazetaret dhe perfaqesuesit e medieve ne Kosove pajtohen me konstatimet e bera ne Raportin e Progresit te Komisionit Evropian se ne Kosove ka mungese te lirise se shprehjes. Sipas tyre presionet politike dhe varesia financiare e shumices se mediumeve kosovare jane dy faktoret kryesore qe bejne qe Kosova te rradhitet nder vendet ku nuk ka liri shtypi. Keto vleresime u bene gjate nje tryeze mbi lirine e medies ne Kosove dhe veshtiresite e gazetarise hulumtuese.
Arben Ahmeti kryetar i Asociacionit te Gazetareve Profesionist te Kosoves thote se liria e medies ne Kosove eshte ne gjendje me te rende se prezantimi i bere ne raportin e fundit te progresit. Ai e ve theksin sidomos te kercenimi i gazetareve. Gazetaret ne Kosove cdo dite kane kercenime kriminale qe kane te bejne me jeten e tyre ka nderhyrje profesionale qe kane te bejne me presione te ndryshme politike e cdo dite e me shume veshtiresohet puna e tyre ne praktike. E gjithe kjo ben qe gazetaria hulumtuese ne Kosove te jete cdo dite e me shume me pak e pranishme ne media thote Arben Ahmeti.
Arben Ahmeti thote se Asociacioni i Gazetareve Profesioniste te Kosoves ka evidentuar dhjetera raste ne te cilat gazetaret jane penguar ne punen e tyre jane kercenuar e madje edhe rrahur. Ne si Asociacion tashme vetem po i gjejme arsyet per te evidentuar dhe riverifikuar ate qe ka konstatuar Raporti. Deri me tani jemi marre me konstatime tani nuk do te kemi nevoje te merremi me konstatime por do te merremi vetem me argumentimin e asaj qe eshte evidentuar ne raport. Te gjitha ankesat e perditshme dhe te gjitha zhvillimet e perditshme fatkeqesisht e riargumentojne me mijra here ate qe eshte konstatuar ne raport thote Arben Ahmeti.
Nderkohe publicisti i njohur kosovar Halil Matoshi thote se ne Kosove perpjekja e gazetareve per te bere tema hulumtuese has ne shume veshtiresi. Ai shpjegon disa nga shkaqet. Nuk funksionon sistemi politik nuk funksionon gjykata e pavarur dhe nuk ka transparence. Burimet e informimit jane shume te mbyllura jo vetem te pushteti kosovar por edhe te mekanizmat nderkombetare sic jane misioni EULEX Zyra Civile Nderkombetare dhe shume te tjera. Prandaj edhe ekzistojne kercenimet shantazhet e sulmet thote Halil Matoshi.
Vetem gjate ketij viti qe po leme pas sipas Asociacionit te Gazetareve Profesionist te Kosoves jane evidentuar 24 sulme fizike ndaj gazetareve.
Per kercenimet dhe sulmet qe u behen gazetareve ne Kosove edhe me heret kane reaguar shume organizata nderkombetare sic jane Reporteret pa Kufij dhe Human Right Watch. Keto organizata nuk mund te pajtohen edhe me hetimet e policise e cila sipas tyre nuk rezulton gjithmone me sukses per identifikimin e kercenuesve. Sidoqofte sipas gazetareve kosovare gazetaria hulumtuese nuk eshte sfide vetem per Kosoven. Sipas tyre gjendje e rende paraqitet edhe ne Serbi Mal te Zi Maqedoni e me gjere ne vendet e rajonit. Ata thone se rajoni i Ballkanit ka probleme konceptuale sa i perket lirise se medies dhe e gjithe kjo per shkak te ardhjes ne pushtet te nje klase te re politike qe ka per synim te dominoje shoqerine.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Aida Cama