Hetimi i zgjedhjeve, nesër plani i ri i socialistëve

Vendimin e mori grupi parlamentar i kësaj partie i mbledhur sot, e cila ka vendosur të dorëzojë kërkesën e riformuluar, pasi me të parën nuk u ra dakord me maxhorancën.
Pika ku nuk janë bashkuar maxhoranca dhe opozita ishte ajo që ka të bëjë me përbërjen e komisionit. Maxhoranca thotë se Partia Socialiste nuk mund të ketë shumicën në komision, pasi këtë nuk e lejon ligji, por mund të arrihet marrëveshja që në momentin e votimit, dy prej anëtarëve nga maxhoranca të tërhiqen. Socialistët nga ana tjetër kanë dhënë disa opsione.
I pari është që komisioni të ketë 14 anëtarë, 7 nga maxhoranca dhe 7 nga opozita, ndërsa kryetari i komisionit i ardhur nga PS-ja të ketë të drejtën e dy votave. Deputeti Fatmir Xhafaj, sqaroi dje opsionet për arritjen e një konsensusi. “Në bisedat e para disa muajve të kryetarëve të grupeve, është rënë dakord për dy opsione: E para, që shumica e shprehur të jetë e maxhorancës, por dy anëtarë të saj të tërhiqen sa herë që ka një vendim, gjë që është e çuditshme se këta s’tërhiqen kur janë minorancë, jo më kur janë maxhorancë reale. Kjo nuk jep garanci”, u shpreh dje Xhafaj.
Ai sqaroi versionin e partisë së tij. “Ka edhe një opsione të dytë, i cili thotë që përfaqësuesi i opozitës të ketë tre vota. Nuk është në formë një gjetje fort e mirë, por gjithsesi ky është një opsion më i pranueshëm. Ne jemi të gatshëm të pranojmë këtë opsion”, vijoi ai. /Saimir Lleshi/Start/
2010-12-15 16:27
[