E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen disa akse rrugore, izolohen komunat në zonat e thella

Moti i keq ka izoluar disa komuna në zonat e thella dhe ka shkaktuar shumë probleme në qarkullimin e automjeteve, për shkak të ngricës e borës nëpër akse rrugore.

Sipas të dhënave nga rrethet mësohet se të bllokuar janë akset Kukës-Qafë Mali, Kukës-Peshkopi, Krumë-Bajram Curri, Bajram Curri-Qafë Mali.

Probleme ka aksi nacional Kukës-Tiranë, ku qarkullimi këshillohet të bëhet me zinxhirë.
Për shkak të borës shumë komuna në veri janë izoluar, si Zapodi, Grykës Çaj, Kalis, Arres, Gjinaj, Lekbibaj dhe Markgegaj.

Probleme ka edhe në zonat jugore, ku u ftohti dhe ngrica kanë vështirësuar lëvizjen e automjeteve. Si gjithnjë në mot të tillë bllokohet Qafa e Llogarasë.

Qarku i Korcës, Gjirokastrës, Elbasani, Ku janë zgjuar sot të zbardhur nga dëbora. Policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes dhe të udhëtojnë me zinxhirë.

Reshjet e borës kanë zbardhur mëngjesin e sotëm Korçën, për pasojë Qafa e Qarrit, Qafë Plloc, Qafë Thanë dhe Korçë-Kapshticë, kalohen me zinxhirë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›