E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimi i zgjedhjeve, rinis seanca


Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon seancën maratonë për të diskutuar nismat ligjore të propozuara nga PS-së për transparencën e zgjedhjeve. Në Kuvend diskutohet rreth nismave ligjore të opozitës, të cilat lidhen, me kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e qershorit të kaluar dhe me disa ndryshime që garantojnë ligjërisht të drejtën e hapjes së kutive për efekt hetimi parlamentar.
Deputeti i PS-së, Gazmir Bizhga deklaroi se kërkesa e PS-së për transparencë nuk duhet të mohohet. "Ne kërkojmë zbardhjen e së vërtetës së 28 qershorit. Berisha nuk mund të bëjë zgjedhje të lira. Kërkesën tonë nuk e mohon dot askush", tha ai.
Paulina Hoti, deputete e PD-së tha se socialistët nuk e duan transparencën e zgjedhjeve. Ajo tha se largimi i deputetëve socialistë nga Komisioni i Ligjeve nuk i shërben tolerancës dhe transparencës, liberalizimit të vizave dhe integrimit europian. "Përgjegjës për pengimin e heqjes së vizave nuk është vetëm Rama, por të gjithë deputetët e PS-së që janë për bojkot", theksoi ajo.
Në seancën e djeshme, e cila zgjati më shumë se 7 orë nuk u arrit asnjë kompromis.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›