E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimi i zgjedhjeve,Rama i dërgon letër Berishës

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Berisha në lidhje me komisionin hetimor të zgjedhjeve të 28 qershorit. "Ndihej keqardhje për frikën tuaj për të vërtetën që fshihet në kutitë e votimit"thekson Rama duke shtuar se komisioni i ligjeve duhej t'i hapte rrugë zgjidhjes së krizës. Sipas tij parlamenti duhet të tregojë një provë urtësie në seancën e 18 marsit dhe të japë provën për zgjidhjen e krizës duke shtuar se kjo seancë të jetë dita e konsensusit historik.
"Do të ishte dashur shumë që sot komisioni i ligjeve të kishte hapur rrugën e zgjidhjes së problemit të rëndë që ekziston jo mes meje e jush, as edhe me pastive a kampeve tona politike, po mu në mes të rrugës që ndan të shkuarën me të ardhmen europiane të Shqipërisë, ku prej njëzet vjetësh nuk bëhen dot zgjedhje të lira, të ndershme, të pakontestueshme, si në çdo vend tjetër europian" thuhet në letër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›