Hetimi i zgjedhjeve,Rama, letër Berishës

Ndërsa na ndajnë 48 orë nga seanca plenare ku do të shqyrtohen dy nismat ligjore të PS-së për hapjen e kutive të votimit, kryesocialisti Edi Rama tenton për herë të fundit të gjejë gjuhën e konsensusit me maxhorancën. Nëpërmjet një letre të hapur drejtuar kryeministrit Berisha, kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar edhe njëherë miratimin e kërkesës që prej më shumë se 6 muaj dominon strategjinë politike të opozitës, rinumërimin e votave.
Duke e cilësuar vendimin e komisionit të ligjeve si një mundësi të humbur, Edi Rama ka bërë thirrje për ligjërimin e një marrëveshje dinjitoze që nxjerr vendin nga kriza në vigjilje të 18 marsit, datë e cila u konsiderua nga Bashkimi Europian si afati i fundit për zgjidhjen e situatës së krijuar.
Duke iu referuar rastit të Ruzhdijes apo edhe raportit të OSBE-ODIHIR-it për procesin e numërimit, Edi Rama në këtë letër ka argumentuar nevojën e një hetimi të plotë.
Edhe njëherë lideri i socialistëve ka përsëritur se nuk kërkon ndryshimin e rezultatit, dhe se nuk synon të vejë në diskutim vendimet e kolegjit zgjedhor.
Në këtë letër drejtuar kryeministrit Edi Rama nuk lë mënjanë as ligjin për SHISH, duke paralajmeruar se do ta ankimojë edhe këtë draft në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkaq për opozitën tashmë vendimi është i qartë, nëse në seancën e 18 marsit maxhoranca do të votojë kundër hapjes së kutive të votimit, atëherë e gjithë veprimtaria e opozitës do të përqëndrohet në largimin e qeverisë së kryeministrit Sali Berisha.