E Shtunë, 31 Tetor 2026

Touron: Bashkëpunimi mes dy prokurorive, i rëndësishëm për integrimin

Kryeprokurori i Spanjës Candido Pompido Touron në një konferencë të përbashkët me kryeprokuroren Ina Rama ka deklaruar se bashkëpunimi mes dy prokurorive është i rëndësishëm për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas tij marrëdhëniet mes dy prokurorive janë në fazën e krijimit të institucioneve të veprimit të drejtpërdrejta të cilat do të organizojnë ndërhyrje të përbashkëta kundër kriminalitetit.
Ai shtoi gjithashtu se problemet në gjyqësor kërkojnë zgjidhje globale duke theksuar se duhet të ketë një forcim të organeve të ndryshme në nivel ndërkombëtar. Gjithashtu Touron theksoi se kominikimi mes dy prokurorive nuk është i mjaftueshëm për të përballuar sfidat por duhet ndërhyrje të përbashkëta në luftën kundër kriminalitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›