Hetimi nga SPAK, deputeti socialist Bushati: Nuk frikësohem! Drejtësia të bëjë detyrën!

Deputeti socialist Ervin Bushati tha se nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga hetimi i SPAK për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa mbetet në pritje të verdiktit të drejtësisë. “PD ka që në vitin 2017 që më ndjek. Që pas denoncimit të taksës së kunatit që kemi bërë atëherë, kanë hapur dy çështje. Njërën e kanë humbur në gjykatë, ndërsa tjetrën e ka rrëzuar prokuroria. Megjithatë PD ka vazhduar të dërgojë letra dhe në SPAK” një zoti Bushati nga krerët e PS për Tiranën në një interviste mediatike.
“Unë nuk kam punuar asnjëherë në post ekzekutiv, këto janë prona të trashëguara. Më vjen keq që të përfshihet familja, pasi për mua është e shenjtë. Pse duhet t’i fsheh pronat e babait tim, i cili ka 12 vite që ka ndërruar jetë?” spjegoi zoti Bushati pozicionin e tij. “S’kam arsye. I kam deklaruar që në vitin 2011. Çdo institucion i drejtësisë bën detyrën dhe e inkurajoj të bëjë detyrën” tha deputeti socialist Ervin Bushati.