Çupi: Rruga e Arbrit, duhet të kishte mbaruar në mandatin e parë të Ramës

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka dështuar më Rrugën e Arbrit.
Ajo tha se “rruga e Arbrit duhet të kishte mbaruar në mandatin e parë të Ramës, por ai vazhdon të mashtrojë dibranët dhe qytetarët e tjerë me video 3D”.
“Që për 8 vjet, nuk bëri asgjë për zonën e Dibrës. Rrugën e Arbrit e gjeti të nisur dhe jo vetëm nuk e ka mbaruar pas 8 vjetëve, por e ka mbidyfishuar vlerën e punimeve”, tha ajo.
Po ashtu, Çupi shton se “rruga e Arbrit është e destinuar të ndërtohet nga Partia Demokratike. Ne që e nisëm, ne do ta mbarojmë dhe paratë e vjedhura me tendera të fryrë do t’u kthehen qytetarëve”.