Hetimi për 21 janarin, debate PD-PS në Kuvend
69 minutëshi i diskutimeve të lira është eksklipsuar tërësisht nga 21 janari sa i përket hetimeve që po kryehen për demonstratën e 21 janarit.
Deputetët e mazhorancës ka kanë akuzuar drejtpërsërdrejti kryeprokuroren Ina Rama se me kërkesën për heqjen e imunitetit të tre deputetëve po përpiqet të fshehë të vërtetën e asaj ngjarje.
“Asnjë nga tre deputetët nuk ka faj pasi prokuroria i ka thirrur për të mos dalë e vërteta” ka theksuar Strazimiri
Sërish opozita këmbëngul se përpara drjetësisë duhet të jenë ata që dhanë urdhër për të vrarë 4 demontruesit.
Ndërsa parlamentarët kanë debatuar për sa i përket procedurave që po ndjek Prokuroria e Përgjithshme në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit, një ditë më parë ambasadori amerikan në Tiranë tha se kërcënimet ndaj prokurorisë mund të kenë pasoja.