E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi takon kreun e KLSH-së Bujar Leskaj

“Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të gëzojë një komunikim organik dhe frytdhënës me institucionet e tjera të zbatimit të ligjit, sidomos përsa i përket luftës kundër fenomenit negativ të korrupsionit”. Kështu është shprehur kreu i shtetit Bamir Topi në takimin e parë zyrtar me kryetarin e KLSH-së Bujar Leskaj ku i uroi atij punë të mbarë në detyrën e tij të rëndësishme në krye të një institucioni të pavarur kushtetues.
Nga ana e tij Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj i shprehu mirënjohjen Presidentit Topi për urimet dhe besimin ndaj tij, dhe e njohu me strategjinë dhe objektivat e punës së institucionit që ai drejton. Ai e ka e siguruar kreun e shtetit për përkushtimin, ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe transparencën për të kryer sa më mirë funksionin e tij ligjor në bashkëpunimin të plotë edhe me institucionet e tjera në luftën kundër korrupsionit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›