E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Diplomacia shqiptare arriti objektivat e saj

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ka vlerësuar se diplomacia shqiptare ka arritur objektivat e saj përgjatë vitit të kaluar. Në analizën vjetore të ministrisë që ia drejton, Haxhinasto ka theksuar se integrimi në Bashkimin Europian mbetet prioritet kryesor.
 

"Diplomacia shqiptare po realizon me sukses objektivat dhe politikat tona konsistojnë në procesin e integrimit. Prioritet ka qënë integrimi europian dhe puna e diplomacisë ka qënë komunikimi I vazhdueshëm me institucionet e BE-së në Bruksel duke pasur si qëllim realizimin e detyrave për të përmbushur rekomandimet e Komisionit Europian për Shqipërinë” ka theksuar Haxhinasto.
 

Ministri Haxhinasto shtoi se gjatë vitit të fundit është luajtur rol i rëndësishëm për njohje të reja të Republikës së Kosovës. “Rajoni mbetet një prioritet madhor për diplomacinë shqiptare. Integrimi ekonomik përbën një objektiv të rëndësishëm për diplomacinë tonë. Lëvizja pa pasoporta në të gjithë rajonin ka qënë objektivi ynë dhe gjithashtu Kosova dhe njohjet e saj janë prioritet e politikës tonë të jashtme” ka shtuar më tej Haxhinasto.
 

Shefi i diplomacisë shqiptare u shpreh se Shqipëria ka një kontribut për paqen në botë, si anëtare e NATO-s.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›