Hetimi, zbardhet skema e grabitjes në Laç

Laç, 9 shtator, NOA Zbardhet tërësisht, ngjarja e ndodhur tre ditë më parë në Kurbin të Laçit ku dy të rinj të pamaskuar terrorizuan me armë katër persona të cilët po ktheheshin nga Kosova duke iu grabitur dhe makinën me të cilën udhëtonin.
Burime nga grupi hetimor, i thanë Agjencisë NOA se në momentin e grabitjes në makinë ndodheshin 4 persona Leonard Bano, 39-vjeç, Florian Vrioni, 26-vjeç, Esmeralda Bano, 30-vjeç dhe Jonida Vrioni, 26-vjeç ku të gjithë lindur dhe banues në qytetin e Fierit.
Grabitja ka ndodhur në afërsi të fshatit Skuraj, të rrethit Kurbin ku dy të rinjtë e armatosur kanë qëlluar tre herë në ajër dhe më pas grabitur makinën tip Wolksvagen Sharon, me targa FR 2789 D në pronësi të Leonard Banos.
Menjëherë pas denoncimit të bërë në polici forcat e rendit të këtij rrethi janë vënë në lëvizje për zbardhjen e ngjarjes duke bërë të mundur dhe gjetjen e automjetit të grabitur nga dy të rinjtë.
Makina është gjetur e braktisur në gropat e zhavorrit të kryera nga ekskavatorët e inerteve në luginën e lumit Mat, ndërmjet urës së re ku kalon autostrada Fushë-Krujë-Lezhë dhe urës së vjetër të Milotit.
Sipas burimeve policore bëhet e ditur se automjeti i braktisur i kishte xhamat e hapur, sendet personale të të demtuarve si çanta, portofole bashkë me çelësat e makinës të lëna në të.
Nga matja që ju bë me automjetin e policisë rrugore rezultoi së largësia e vendit të gjetjes së automjetit të vjedhur deri tek vendi i ngjarjes ishte rreth 6,5 kilometra.
Gjithashtu bëhet e ditur se janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe është bërë transportimi i makinës së grabitur në një ambjent të mbyllur dhe të siguruar në Drejtorinë e Policisë së Lezhës për t'u parë imtësisht nga ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore Tiranë.
Ndërkohë që vazhdon puna për kapjen e autorëve të ngjarjes të shpallur në kërkim emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen të ditur.
f.sh/NOA - Më shumë foto gjeni te Galeria
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")