Operacioni Era e Jugut, asgjësohen 1323 bimë kanabis, shpallen në kërkim 4 veta

Gjirokastër, 10 shtator, NOA Asgjësimi i 651 bimëve narkotike kanabis sativa në Gjirokastër , 462 bimëve në Tepelenë dhe 210 të tjerave në Përmet është bilanci i fundit në kuadrin e operacionit të koduar Era e Jugut kryer në qarkun e Gjirokastrës prej forcave të policisë.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, si pasojë e këtij operacioni janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të dyshuar si autorë të kultivimit të kësaj sasie lënde narkotike.
Operacioni ka nisur në komunën Cepo të Gjirokastrës, në pyllin e Levenishtit në faqen e Malit të Gjerë, ku janë evidentuar dhe shkatërruar dy parcela të kultivuara me bimë narkotike.
Parcelat ishin hapur rishtas për të kultivuar bimë narkotike në mes të pyllit, ku në parcelën e parë u evidentuan 420 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa dhe në parcelën e dytë 231 rrënjë, gjithsej 631 rrënjë bimë narkotike.
Bimët varionin nga 160 centimetra deri në 3 metra të larta , ku disa kishin lidhur dhe boçe.
Autori i kultivimit të këtyre bimëve duke përfituar nga terreni shumë i pyllëzuar ka mundur të largohet, por nga provat materiale që u gjetën në vendngjarje dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore dhe shpallja në kërkim e tij, ku për arsye hetimi nuk bëhet i ditur emrin e tij.
Më pas, siç rrëfejnë forcat e policisë për korrespondentin e agjencisë së Lajmeve NOA në vendngjarje, operacioni Era e Jugut ka vijuar edhe në Tepelenë, në komunën Qesarat, në përroin e Koshtanit , ku janë evidentuar dhe shkatërruar 3 parcela të hapura rishtas të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa, me 278 rrënjë që varionin nga 2.5 m deri 4 m të larta.
Autori i kultivimit porsa ka parë policinë është larguar, por edhe në këtë rast është bërë dokumentimi me prova ligjore dhe autori është shpallur në kërkim.
Operacioni më pas është shtrirë edhe në fshatin Toç dhe në fshatin Hormovë, ku janë evidentuar parcela të tjera të mbjella me bimën kanabis sattiva.
Ndërsa në rrethin e Përmetit, sasia e evidentuar e mbjellë me bimën kanabis sattiva ka qenë sërish në komunën Frashër, në fshatin Miçan, me një sasi prej 210 rrënjësh.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")