E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia rrugore, “zhdëp” me gjoba drejtuesit e automjeteve

09/09/2009  Vetëm dje u vunë 868 gjoba dhe u pezulluan 8 leje drejtimi

TIRANE- Drejtoria e Policisë së qarkut Tiranë, në kuadër të masave të marra për uljen e aksidenteve rrugore dhe zbatimit të përgjegjësisë ligjore. Mësohet se zbatimi i këtij plani ka filluar në datën 7 shtator dhe do të vazhdojë, duke ushtruar kontroll ndaj drejtuesve të mjeteve në respektimin e normave të Kodit Rrugor, në funksion të forcimit të masave për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve. Veçanërisht kontrollet po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara e të tjera. Ndërkohë që gjatë zbatimit të këtij plani të teren, efektivat e Policisë Rrugore në bashkëpunim me punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, kanë ndërmarrë një operacion të gjerë për vendosjen e gjobave ndaj drejtuesve të mjeteve që janë kundërvajtje me sinjalistikën rrugore. Kështu vetëm dje në qarkun e Tiranës, janë vënë 868 gjoba, të cilat kapin shifrën financiare prej rreth 939 mijë lekë të reja. Ky numër i lartë penalizimesh është nxjerrë nga penalizmi i automjeteve të linjës (320 gjoba) si dhe nga penalizmi i automjeteve që lëvizin brenda rrugëve të Tiranës (548 gjoba). Ndërkohë që në kuadër të uljes së numrit të aksidenteve Policia Rrugore ka arritur të pezullojë edhe 8 leje drejtimi. Aktualisht policia ka ngritur grupe pune Task-Forcë, të cilat patrullojnë në çdo orar të ditës dhe natës, në autostradën Tiranë-Durrës dhe Fushë-Krujë-Lezhë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›