Hetohen thirrjet antishqiptare, Berisha: Përpjekjet për minoritet në Himare, mjerane

VLORË-Kryeministri në detyrë, Sali Berisha ka reaguar sot mbi deklaratat antishqiptare të 11 Gushtit të kësja vere bërë në Himarë.
Berisha vlerësoi sot në rrjetin social Facebook, se ceremonia mortore ndaj Aristotel Gumës ishte e politizuar.
Sipas Berishës, Himara është djep i atdhetarizmit shqiptar dhe se cdo përpjekje për minoritet tjetër aty, është tragjikomike.
“Një ceremoni mortore e politizuar deri në nazizëm nga një grusht fare i vogël ekstremistësh, vrau këto ditë për së dyti të riun A. Guma.
Përpjekjet për të gjetur nëpërmjet nekropolitikës, minoritet në Himarë janë donkishoteske dhe tragjikomike. Himara në shekuj ka qenë dhe mbetet djep i atdhetarizmit shqiptar me kontribute të mëdha në luftrat e vendit për liri, në letrat, artin dhe kulturën kombëtare.
Në këtë zonë, disa nga fshatrat dhe vetë Himara jane bilingual, por me ADN dhe nëngrupe gjaku identike me fshatrat e tjera që në mijëra vjet nuk kanë folur një fjalë në gjuhën greke apo tjetër përveçse shqipes se bukur. Një ceremoni përkujtimore mortore me politizim ekstrem dëshmon dhe njëherë mjerimin e atyre që duan të gjejnë në të vdekur, gjurmët e një minoriteti që nuk ka egzistuar kurrë në Himarë. Sb’, shkruan Berisha në Facebook.
POLICIA E VLORES NIS HETIMET
Thirrjet antishqiptare në Himarë nuk kanë rënë në vesh të shurdhër.
Policia e Vlorës bëri të ditur sot se ka kryer të gjithë veprimet procedurale dhe materialet në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë e grekë ia ka kaluar prokurorisë së Vlorës. Ne nje njoftim per shtyp, Policia e Vlorës thekson se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes së para dy ditëve në Himarë, me rastin e 3-vjetorit së vdekjes se Aristotel Gumës, i mbetur i vrarë në një aksident automobilistik.
“Në lidhje me ngjarjen e datës 11.08.2013 në qytetin e Himarës, ku gjatë përkujtimores (3-vjetori i vdekjes) të shtetasit Aristotel Guma, nga disa persona te pranishëm ne këtë përkujtimore, shtetas shqiptar dhe grek, janë bërë thirrje për urrejtje nacionale ju bëjmë me dije se :
Nga ana e strukturave te Drejtorisë Policisë Qarku Vlore janë kryer të gjitha veprimet e para procedurale dhe materialet janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Vlorë në ngarkim të disa shtetasve shqiptare dhe grek për veprën penale “Thirrje për urrejtje nacionale” parashikuar nga neni 266 e 25 i Kodit Penal.
Drejtoria e Policisë Qarkut Vlore ne bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Vlore po punojnë për dokumentimin e plote te kësaj ngjarje”, thekson drejtoria e Policisë së Vlorës në njoftimin për shtyp.
Po kështu Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë theksoi se është e vendosur të luftojë kriminalitetin anë e kënd territorit të vet në të gjitha format e tij dhe fton të gjithë qytetarët e Vlorës të vazhdojnë të mbështesin policinë, për goditjen e kriminalitetit dhe pasjen e një mjedisi sa më të sigurtë.
“Për çdo lloj informacioni apo për probleme të ndryshme që mund të ketë çdo qytetar, Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë z. Artan CUKU vë në dispozicion edhe numrin e tij zyrtar të telefonit 069 41 11 021 ku mund të dërgoni vetëm mesazhe”.
Më 11 Gusht, në 3-vjetorin e vdekjes së banorit të Himarës Aristotel Guma, përfaqësuesi i partisë së ekstremit të djathtë grek deklaroi: “Agimi i Artë nuk erdhi në Himarë për të mbajtur zi, por përulet para varrit të këtij trimi dhe betohet se do të vazhdojë luftën deri në ditën e clirimit. Rroftë kombi!”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Agimi i Artë betohet te varri i Aristotel Gumës: Do luftojmë deri në çlirim ‘Aristotel Guma’, KShH: Thirrjet e 'Agimit të Artë' janë të dënueshme Fier, protestë kundër 'Agimit të Artë', protestuesit veshin qentë me flamurin grek VIDEO: 3-vjetori i vdekjes së Aristotel Gumes, Agimi i Artë akte antishqiptare në varrezat e Himarës