Miqësorja me Armeninë, De Biazi nuk zbardh formacionin
i kombëtares, që pret të marrë disa përgjigje të rëndësishme nga ky test në funksion të eliminatoreve me Slloveninë dhe Islandën, më 4 dhe 10 shtator. Pas stërvitjes shkrydhëse të së hënës, Xhani De Biazi i intensifikoi përgatitjet e së martës me dy seanca në ditë, duke i vënë theksin anës taktike. Në mbrëmje skuadrës iu bashkua edhe Mërgim Mavraj, i cili ishte i angazhuar në fillim të javës me Grojther Fyrth në fitoren 2-1 në shtëpi me Kaiserslautern.
Për teknikun italian ka shumë rëndësi përshtatja me grupin e dy prurjeve të reja, Shkëlzen Gashi dhe Ermir Lenjani, që aktivizohen përkatësisht me Grashopers dhe Saint Gallen në kampionatin zvicëran. Dy lojtarët në fjalë do të kenë minuta në dispozicion në testin me Armeninë. Edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje miqësore, De Biazi nuk ka zbardhur formacionin. Takimi me Armeninë do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa”, në orën 20:45. (E.Ilnica/balkanweb)