E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heynckes: Çka më duhet mua Guardiola?

Trajneri aktual i Bayern Munchen, Juup Heynckes ka reaguar pas shkrimeve të fundit se Pep Guardiola mund ta ndihmoj atë për të elminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve.

Trajneri gjerman ka qenë i ashpër me kritikat e tij duke thënë se Guardiola si duhet atij asgjë."Çka më duhet mua Guardiola? Kam ardhur deri këtu me ndihmën e Guardiolës? Jo, falë strategjisë time. Unë jam në gjysëmfinale me skuadrën time pa ndihmën e askujt.

Jam kampion në Bundesliga me 20 pikë më shumë se skuadra e dytë pa më ndihmuar askush. Nuk kam nevojë për askë sepse jam trajner vetë" ka deklaruar Heynckes./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›