Daniel Craig dhe Rachel Weisz së bashku

Aktori John Slattery ka kthyer sytë kah karrigia prapa kamerave pasi që ka shkruar skenarin e tij të parë.
Ylli i filmit “Mad Men” më herët kishte bërë regjinë e tre episodeve të hitit televiziv dhe tani dëshiron që të bëjë regjinë e një filmi i cili bazohet në një libër.
“Kam një film, të cilin do ta xhiroj pasi e kam shkruar vetë. Nuk mund të flas shumë për të pasi është i panjohur për publikun. Krejt çka mund të them është se ai bazohet në një libër”./Indeksonline/