E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja shqiptare vendos rekord

Shqipëria është ngjitur në vendin e 48-të në renditjen botërore të FIFA-s, duke qenë ky një rekord i ri për kombëtaren.
Ekipi përfaqësues e arriti këtë nivel pas fitoreve ndaj Norvegjisë dhe Lituanisë, ndërsa rekordi i mëparshëm ishte vendi i 50-të, në prill 2011 me trajnerin Josip Kuzhe.
Përmirësimi i kuqezinjve është me 16 vende në krahasim me një muaj më parë.
Ndërkaq, në krye të renditjes botërore mbetet Spanja, e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›