E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hezbollah Pjesetare te CIA-s mes nesh

Liderët e Hezbollahut thonë se disa anëtarë të këtij grupi shiit të Libanit kanë pranuar se janë spiunë të Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës amerikane, CIA.

Përmes një fjalimi që u transmetua në televizion, Sheik Hasan Nasrallah, ka thënë se grupi që përkrahet nga Irani, tani beson se agjentët e CIA-s që punojnë jashtë ambasadës amerikane në Beirut, kanë rekrutuar së paku dy pjesëtarë të Hezbollahut si spiunë ndërsa grupi është duke e hetuar nëse edhe një anëtar i tretë është rekrutuar nga CIA apo ndonjë shërbim tjetër sekret.

Nasrallah e akuzoi aleatin amerikan, Izraelin se qëndron prapa rrjetit të spiunëve, duke thënë se Izraeli ka dështuar që të ndërhyjë në Hezbollah.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›