E Shtunë, 31 Tetor 2026

Draghi kreu i ri BQE-se

Presidenti i ri i Bankës Qendrore Evropiane do të jetë italiani Mario Draghi. Për këtë ranë dakord kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së në samitin e tyre në Bruksel. Draghi do të fillojë detyrën e re nga 1 nëntori dhe madnati i tij zgjat tetë vjet.

Në këmbim italiani Lorenzo Bini Smaghi, në fund të vitit do të largohet nga drejtoria e Bankës. Për këtë kishte ngulur këmbë Franca, pasi ne te kundert, pas largimit të shefit aktual Jean-Claude Trichet, ajo nuk do të ishte më e përfaqësuar në organet drejtuese të institucionit. Kancelarja Merkel e përshendeti vendimin duke marrë parasysh edhe gjendjen ekonomike në Evropë.

"Unë gëzohem po ashtu që Mario Draghi do të jetë president i ri i Bankës Qendrore Evropiane. Dhe unë besoj që kështu është dhënë një sinjal shumë pozitiv për pavarësinë dhe orientimin stabilizues të Bankës Qendrore Evropiane", u shpreh Merkel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›