E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceshtja Bin Laden te tjera detaje

Gazeta "New York Times" njofton sot se një prej telefonëve celularë të gjetur në shtëpinë ku strehohej Bin Ladeni përmbante numra të një grupi militant me lidhje të ngushta me agjencinë pakistaneze të zbulimit.

Sipas NYT kjo tregon se grupi në fjalë, Haradat-ul-Muxhahidin, ishte pjesë e rrjetit që mbështeste Bin Ladenin në Pakistan. Sipas njoftimit celulari i përkiste korrierit të besuar të Bin Ladenit që u vra më 2 maj gjatë operacionit të forcave speciale amerikane ndaj shtëpisës ku strehohej Bin Ladeni.

NYT thotë se sipas analistëve amerikanë drejtues të grupit Haradat kanë marrë në telefon zyrtarë të zbulimit pakistanez, por sipas tyre, megjithatë nuk ka të dhëna të padiskutueshme që të provojnë se agjencia e zbulimit e Pakistanit e ka mbrojtur apo ndihmuar Bin Ladenin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›