Hezbollahu libanez kundër një lufte të re me Izraelin
Bejrut Ministri libanez i Informacionit, Tarek Mitri deklaroi sot se Libani nuk kërkon të përfshihet në një luftë të re me Izraelin dhe Hezbollahu shiit i qëndron këtij pozicioni. "Libani nuk dëshiron të përfshihet në këtë konflikt në Rripin e Gazës dhe nuk kemi marrë asnjë shenjë nga Hezbollahu që nënkupton rrezikun që ai ta përfshijë vendin në këtë luftë", siguroi Mitri në një konferencë me gazetarë. Sipas ministrit, qeveria libaneze ka theksuar tashmë "rëndësinë e bashkimit mes libanezëve dhe stabilitetin" në vend.
Deri tani, Hezbollahu, i cili, ashtu si Hamasi, shprehet për luftë kundër Izraelit dhe se Uashingtoni e konsideron si "organizatë terroriste", i ka shtuar fjalimet në mbështetje të lëvizjes islamike palestineze, pa përmendur një mbështetje të mundshme ushtarake. "Nuk mendoj se popullsia në jug të Libanit kërkon një luftë të re.
Ekziston një konsensus lidhur me faktin se Libani nuk ka asnjë interes të fillojë një luftë të re në jug", këmbënguli Mitri. Megjithatë, ai paralajmëroi për një shkallëzim të mundshëm të rast të zgjatjes së konfliktit që do të shkaktonte më tepër viktima mes banorëve të Rripit të Gazës.