LSI: Qeveria të marrë masa
Tiranë Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot lidhur me situatën e përkeqësuar nga reshjet e dendura të borës në zonat malore të vendit. Nënkryetari i LSI-së,Sokol Axhemi e ka vlerësuar si apati të qeverisë, mungesën e masave të marra për të bërë të mundur përballimin e situatës tepër të vështirë të krijuar në zonat Veriore, Verilindore e Juglindore të vendit.
“Nga informacioni që kemi nga degët tona në rrethet e izoluara nga dëbora, si dhe nga këshilltarët tanë pranë Pushtetit Vendor të Shkodrës, Pukës, Malësisë së Madhe, Kukësit, Hasit, Peshkopisë, Bulqizës, Matit, Korçës, Ersekës, etj, popullata e këtyre zonave po ndeshet me probleme serioze që kanë të bëjnë me pamundësinë e qarkullimit, mungesën e sigurisë në rrugët automobilistike, problemet me furnizimin e energjisë elektrike, shërbimet shëndetësore, etj”-theksoi Axhemi për mediat.
Nënkryetari i LSI-së, i ka vlerësuar prononcimet e qeverisë, si sporadike dhe në nivel shumë të ulët. Axhemi i ka kërkuar kryeministrit Berisha të ngrejë dhe të drejtojë një Shtab Emergjence, për përballimin e situatës.