Mitrovica, reagon PS
Tiranë Partia Socialiste ka reaguar sot ndaj ngjarjeve më të fundit në qytetin verior të Mitrovicës. Në një deklaratë për mediat, sekretarja e Marrdhëniet Ndërkombëtare, Arta Dade theksoi se PS-ja po ndjek me vëmendje dhe shqetësim të veçantë zhvillimet e ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe dënon aktet e përsëritura të dhunës ndaj shtetasve të Kosovës dhe pronës së tyre.
“Stabiliteti dhe paqja në Kosovë, në Luginën e Preshevës dhe në rajon nuk mund të mbahen peng i skemave dhe mendësive të vjetëruara në erën e dekadës së fundit, si dhjetëvjeçari kur vendet e rajonit iu bashkangjitën proceseve integruese, të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit rajonal”-theksoi Dade para mediave.
Në emër të Partisë Socialiste, ajo ka shprehur bindjen e funksionalitetit të të gjithë strukturave të EULEX-it dhe KFOR-it, që sipas Daded do të mundësojë shmangien e incidenteve të dhunës dhe do të krijojë kushtet për sundimin e ligjit dhe efektshmërinë e të gjitha institucioneve të drejtësisë dhe të rendit.
“Do të dëshironim që vizita e paralajmëruar e Ministrit serb për Kosovën t’i shërbejë qetësimit të situatës atje dhe inkurajimit të të gjithë shtetasve për të respektuar ligjin dhe autoritetet shtetërore të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe të NATO-s”-nënvizoi Dade.
Dade theksoi se se minoriteti serb duhet të ndërgjegjësohet se e ardhmja e tyre europiane është në shtetin e tyre të Kosovës, ndërsa i ka kërkuar Tiranës zyrtare angazhim serioz dhe vëmendje më të madhe ndaj ngjarjeve në Kosovë e në rajon dhe urgjentisht emërimin e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Prishtinë.