Hidalgo: Milito nuk do t'i bashkëngjitet Interit
Fernando Hidalgo, agjenti i sulmuesit të Genoas, Diego Milito, thotë se sulmuesi në formë nuk do t'i bashkëngjitet Interit gjatë afatit kalimtar të janarit. Nerazzurët janë duke kërkuar një sulmues, i cili do të luajë krahas Ibrahimovicit në sulm, ndërsa preferenca kryesore e Jose Mourinhos është Milito. Mirëpo agjenti i tij ka mohuar një transferim të mundshëm të argjentinasit në Giuseppe Meazza. "Nuk kam folur me askënd dhe nuk kam marrë asnjë telefonatë nga Interi. Tifozët e Genoas nuk duhet të shqetësohen, pasi që Milito ka një kontratë me skuadrën e tyre", ka thënë Hidalgo.