E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podolski: Dëshiroj Barcelonën ose Kylnin

Sipas të gjitha gjasave sulmuesi Bayern Munichut, Lukas Podolski, në afatin kalimtar veror do të largohet nga kampionët gjermanë, ndërsa dëshira e Podolskit është që të luajë për Barcelonën ose për skuadrën e cila e bëri të famshëm 1.FC Cologne. "Dëshiroj të kthehem dhe të luaj për ish-skuadrën time 1.FC Cologne ose ndoshta do t'i bashkëngjitëm Barcelonës për të cilën skuadër kam simpati të veçantë"."Skuadrat e tilla, si Hamburgu dhe Manchester City, nuk janë zgjedhja ime e parë, mirëpo nuk e përjashtoj mundësinë e ndonjë transferimi të mundshëm", ka thënë gjermani me prejardhje polake.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›