E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiddink afër Turqisë

Holandezi Guus Hiddink pritet të emërohet selektor i ri i Turqisë, kanë njoftuar mediat turke të hënën.

Hiddink ka bërë të qartë se do të largohet nga posti i selektorit të Rusisë, pas skadimit të kontratës së tij më 30 qershor.

E përditshmja turke Sabah ka shkruar të hënën se ai pritet që gjatë kësaj jave të nënshkruaj marrëveshje katërvjeçare me Federatën e Futbollit të Turqisë.

Hiddink ka përvojë të punës në Turqi pasi ka drejtuar klubin nga Stambolli, Fenerbahce gjatë sezonit 1990/91.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›