Seria A, Inter ndalon në Napoli. Juventus fiton 3-2 ndaj Xhenoas
Inter ka bere nje tjeter ndalese, duke barazuar 0-0 ne transferte kunder Napolit, qe ka qene shume prane fitores. Ky eshte barazimi i dyte radhazi i skuadres se Mourinhos, qe ka ngushtuar diferencen me djekesit me te afert dhe tani zikalterit kane shtate pike me shume se Roma dhe nente me shume se Milani i vendit te trete. Ndeshja ne “San Paolo” te Napolit eshte kontrolluar ne te shumten e minutave nga vendasit, qe kane rrezikuar ne fillim me Denis, por gjuatja e argjentinasit me koke eshte ndalur nga Julio Sezar.
Ne minuten e 10-te Napoli ka qene shume prane golit te avantazhit, por
goditja e Hamsik eshte ndalur vetem nga traversa. Edhe Inter ka patur
nje mundesi te mire ne minuten e 30-te, por edhe Muntari ka goditur
traversen.
Pjesa e pare do te mbyllej ne barazim 0-0, nderkohe ne fillimin e
fraksionit, Napoli ka qene edhe nje here i pafat. Goditja e Kualjareles
do te ndalej vetem nga shtylla qe ka shpetuar edhe nje here Interin. Nga
ana tjetre zikalterit jane ngritur ne lojen e tyre ne minutat e fundit,
por nuk kane arritur te shenojne dhe ne transferten e Napolit jane
kënaqur vetem me nje pike.
Nderkohe, Juventus eshte kthyer te fitorja ne Serine A, pasi ka mundur
3-2 Genoa ne ndeshjen e 445 te kapitenit Alesandro Del Piero. Ndeshja ka
nisur keq per skuadren e Zakeronit, pasi Genoa ka shenuar e para me
Marco Rosin ne minuten e 16-te te takimit. Juventus do te barazonte
vetem ne minuten e 42-te me Amauri, gol ky qe do te mbyllte dhe pjesen e
pare. Del Piero do te permbyste rezultatin ne minuten e 61-te, por
vetem dy minuta me pas Marko Rosi do te kthente perseri barazine ne
shifra me golin e dyte personal ne kete takim.
Gjithsesi, Juventus do te
kthehej te fitorja ne minuten e 78-te, fale nje 11-metershi shume te
diskutuar te marre nga Del Piero, i cili do te ekzekutonte sakte nga
pika e penalltise, duke i dhuruar skuadres se tij tri pike shume te
rendesishme ne javen e 24-rt te Serise A.
Nertan Prifti