Barcelona e mban Pinton

Barcelona do t’i ofroj kontratë të re portierit Jose Manuel Pinto, në javët e ardhshme kanë njoftuar mediat spanjolle të hënën.
33 vjeçari do të jetë futbollist i lirë në qershor dhe ka kërkuar kontratë të re dyvjeçare nga gjiganti katallan.
Mirëpo, Barcelona do t’i ofroj vetëm 12 muaj me shpresë të arritjes së marrëveshjes së re.
Në rast se Pinto nuk pranon kontratën e re, Barcelona do të konsideroj opsionet tjera që janë portieri i Real Sociedad, Claudio Bravo dhe ai i Athletic Bilbaos, Goirka Iraizoz.