E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet ne treg eurobondi objektivi 7.5 per qind

TIRANE-Nga dita e djeshme qeveria shqiptare ka dale per here te pare ne tregjet nderkombetare te kapitaleve me letra me vlere te thesarit te shtetit ne euro. I udhehequr nga dy nga bankat me te medha dhe me prestigjioze ne bote per transaksione te emetimit te titujve sovrane JP Morgan dhe Deutsche Bank ankandi i eurobondit tashme ka filluar dhe pritet te perfundoje brenda kesaj jave - theksohet ne njoftimin zyrtare te ministrise se Financave. Ministria thekson se asnje pjese e eurobondit nuk do te shkoje per te financuar deficitin buxhetor te ketij viti. Pjesa me e madhe e tij mendohet te perdoret per te shlyer para kohe kredine sindikale te marre ne maj te vitit te shkuar ndersa sasia e mbetur do te shkoje per te zevendesuar nje pjese te huamarrjes se brendshme afatshkurter te marre ne tregun e brendshem.
Sipas agjencise REUTERS qe citon nje nga menaxheret e huaj te eurobondi shqiptar synimi i qeverise sone eshte te shese eurobondet me nje interes rreth 7.5 per qind. Nderkohe ligji lejon shitjen deri ne kufirin maksimal te 8.5 perqindeve. Mali i Zi i cili shfrytezoi gjithashtu situaten pozitive te krijuar ne tregje pas largimit ne kohe te krizes greke po e shet eurobondin e vet prej 200 milione eurosh me interes 7.48 per qind.

Sipas agjencise se lajmeve REUTERS eurobondi shqiptar vleresohet nga kompania e njohur nderkombetare Moodys me noten B1. Poshte nivelit BBB- investimi konsiderohet si spekulativ ose plehre ne gjuhen e financave nderkombetare. Ne fakt B1 si vleresim qendron tri shkalle me poshte se sa nota BBB-. Kjo nuk do te thote se eurobondi nuk do te gjeje treg. Perkundrazi ne tregjet financiare ka gjithnje kapitale te lira. Problemi ne kete rast eshte ai se norma e interesit qe detyrohet te pranoje shteti emetues eshte detyrimisht shume me e larte se vendet e sigurta qe dalin ne treg me 1 dhe me pak interes vjetor.

d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›