LDK sperjashton mundesine e zgjedhjeve te jashtezakonshme ne Kosove

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Fatmir Sejdiu nuk e ka perjashtuar mbajtjen e zgjedhjeve te jashtezakonshme ne Kosove kerkese kjo e disa partive politike ne vend perfshire edhe PDK-ne. Ai tha se LDK mbeshtet cdo zgjidhje qe eshte brenda Kushtetutes se Republikes se Kosoves. Gjate nje konference per shtyp Sejdiu la te kuptohet se ai nuk e ka ndermend te terhiqet nga gara per kryetar te LDK-se pavaresisht thirrjeve qe Isa Mustafa te jete kryetar i LDK-se. Megjithate Sejdiu tha se ai cmon garen brenda LDK-se duke thene se konkurrenca eshte e hapur ne kete subjekt politik.
Privatizimi i PTK-se kthehet ne Kuvend/Strategjia per privatizimin e PTK-se kthehet serish ne Kuvend. Kjo u konfirmua per Radion Evropa e Lire nga sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi. Strategjia ne fjale eshte miratuar jave me pare por Lidhja Demokratike e Kosoves dhe opozita kane hedhur dyshime mbi procedurat e votimit pasi ne kohen e votimit thuhej se nuk kishte kuorum. Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka deklaruar me heret se nuk do ta nenshkruante strategjine por do ta kthente ate serish ne Kuvend. Sekretari Krasniqi tha se ende nuk eshte caktuar data se kur do te kthehet ne seance per rishqyrtim strategjia e cila parashikon privatizimin e aseteve te PTK-se.
...