E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi I jepet urdheri Nderi i Kombit shkrimtarit Martin Camaj

Presidenti Bamir Topi dekoroi sot me urdhrin NDERI I KOMBIT shkrimtarin dhe albanologun e shquar shqiptar Martin Camaj. Ne ceremonine e organizuar ne presidence merrnin pjese familjare te Martin Camajt studiues shkrimtare dhe botues te tij. Fjalet e Presidentit Bamir Topi ishin shume te ngrohta dhe me vleresime te larta per njerin nga autoret me te rendesishem te letersise dhe albanologjise shqiptare. Kjo ngjarje terhoqi vemendjen e qarqeve letrare e shkencore te Shqiperise. Prej shume ditesh shtypi vendas po boton shkrime te studiuesve shqiptare per vepren e Martin Camajt.

Me nje pjesemarrje te gjere te studiuesve shqiptare e te huaj ne kete ceremoni te posacme presidenti Topi u perpoq te korrigjonte nje padrejtesi ndaj ketij shkrimtari dhe studiuesi te njohur shqiptar qe diktatura e ndaloi gjithe jeten te kthehej ne atdhe dhe te botonte librat e tij. Erika Camaj bashkeshortja e Martinit mori dekoraten e presidentit mes emocioneve te shumta duke falenderuar ata qe e ndihmuan dhe e deshen Martinin ne Kosove dhe ne Shqiperi. Studiuesit e mirepriten nderimin e vecante qe iu be autorit te njohur ndonese sic u sherehen disa pretyre kishin pritur qe Martin Camaj te vleresohej shume me vite me pare.

Pak dite para ketij dekorimi shtepia botuese Onufri botoi nje seri te plote me 10 vellime te veprave te Martin Camajt duke bashkuar te gjithe studiuesit ne pergatitjen e ketij botimit serial. Per shume autore te ndaluar si Martin Camaj diktatura pengoi ashper komunikimin me publikun e gjere letrar sepse ai arratis dhe kundershtonte rregullat e realizimit socialist. Ky pengim ka sjelle shume keqkuptime ndaj edhe Erika kerkoi qe veprat e tij se pari te lexohen.

Martin Camaj nderroi jete ne vitin 1992 pasi i kushtoi shqiperise shume poezi drama proze dhe studime albanoligjike qysh nga Meshari i Gjon Buzukut dhe deri te letersia moderne. Titulli Nderi i Kombit eshte nje dekorimet me te larta te shtetit shqiptar. Camaj ishte albanolog i nivelit te larte poet shkrimtar poet e dramaturg shume i mire por per fat te keq ishte i ndaluar nga diktatura komuniste qe te komunikonte me lexuesin shqiptar. As te vinte as te botonte dhe as te sillte libra ne Shqiperi. Ne fund te fundit ai si edhe cdo autor tjeter kerkesen kryesore e kishte ndaj lexuesve qe ta lexonin vepren e tij kerkese qe e shprehu edhe nje here bashkeshortja e tij - Erica Camaj Me lexoni pastaj me gjykoni ishte kerkesa e tij ndaj popullit shqiptar qe i kushtoi gjithe jeten me studime dhe shkrime te shumta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›