E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidhet në ujë nga 10 metra lartësi, vdes 22-vjeçari, u përplas me shkëmbin

ELBASAN – Një i ri ka humbur jetën aksidentalisht teksa lahej me shokët e tij në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Çengelaj të Peqinit, ku 22-vjeçari Erjon Alla bashkë me shokët e tij ishte nisur që në drekë për tu larë në lumin Shkumbin që përshkon këtë fshat.

Sipas dëshmisë së shokëve, mësohet se 22-vjeçari është hedhur nga një urë rreth 10 metra e lartë për në lumë, por fatkeqësisht koka i ka rënë në një gur të madh brenda lumit duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. 

Policia në vendin e ngjarjes konfirmon vdekjen e 22-vjeçarit, ndërsa deklaron se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht nga pakujdesia e tij.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›