Kamëz, të shtëna me armë pranë Institutit, policia në kërkim të autorëve
TIRANE – Disa të rinj janë konfliktuar në afërsi të Institutit Bujqësor në Kamëz, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Nga vendi i ngjarjes, gazetari i “News24”, Spartak Koka konfirmoi se disa persona, që udhëtonin me dy mjete të ndryshme, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj njëri- tjetrit dhe më pas janë larguar.
Momentalisht nuk dihet ende nëse ka patur të lënduar nga kjo ngjarje, ndërkohë që policia po punon për të identifikuar personat e përfshirë në këtë konflikt.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar në Kamëz, në një kohë kur qytetarë të shumtë dalin për shëtitje në zonat e gjelbëruar, në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja. Fatmirësisht nuk raportohet asnjë kalimtar i lënduar.
(er.nu/BalkanWeb)