E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA përballen me një valë të nxehti, termometri shënon 47 gradë

SHBA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një valë të nxehti që parashikohet të thyejë edhe rekordin e vitit 1913, situatë meteorologjike që pritet të zgjasë përgjatë të gjithë fundjavës.

Autoritetet kanë paralajmëruar popullatën, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit si Arizona, Nevada dhe Kaliforni, ku termometri ka shkuar deri në 47 gradë celsius, që të tregojnë shumë kujdes sepse situata mund të bëhet shumë e rëndë.

Ndërkohë në mbarë vendin janë hapur qendra me ajër të kondicionuar. Temperaturat në të ashtuquajturën Luginë e Vdekjes, në shkretëtirën e Kalifornisë parashikohet të shkojë deri në 53 gradë celsius gjatë këtyre dy ditëve, temperatura më e lartë e regjistruar prej shumë vitesh në tokë.

Të paktën shtatë emigrantë, të cilët kishin hyrë në territorin amerikan u gjetën të vdekur në shkretëtirën e Arizonës, për shkak të valës së të nxehtit që ka nisur gradualisht prej disa ditësh. Ndërkohë në Las Vegas më shumë se 37 persona janë dërguar me urgjencë në spital, për shkak të problemeve të shkaktuara nga i nxehti. 

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›