E Diel, 1 Nëntor 2026

Presheva demanton RTK-në, jemi të zhgënjyer me marrëveshjen

Agjencia e lajmeve Presheva Jonë, ka reaguar kundër një lajmi të televizionit publik të Kosovës, RTK-së në të cilin pohohet se liderët e Preshevës e kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Sot në lajmet e 15-të të RTK-së pas konferencës së shtypit të kryeministrit të Kosovës, ky televizion dezinformon pa dhënë asnjë emër të liderëve të Kosovës Lindore, se gjoja “Liderët e Luginës së Preshevës paskan përshëndetur marrëveshjen e djeshme në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit..” Sikur të ishte e vërtetë edhe korrespodenti i saj do të raportonte, por së fundi janë parë vetëm ca kombinime të RTK-së ne Preshevën ?!. Megjithëse, dihet dhe është i njohur tashmë për Luginën e Preshevës dhe Kosovës e opinioni e gjerë se kush mund ta ketë përshëndetur këtë marrëveshje mes Thacit dhe Dacicit, por kjo nuk do të thotë se një lider mund të flas në emër të 12 liderëve tjerë në Luginë”, shkruan Presheva Jonë.

Riza Halimi, Ragmi Mustafa, Galip Beqiri, Jonuz Musliu, Shaip Kamberi, Orhan Rexhepi kanë komentuar për Presheva Jonë, marrëveshjen e djeshme në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.

Marrëveshja e djeshme në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit në Preshevë nuk është pritur aq me eufori, shkruan Presheva Jonë. Madje në bazë të prononcimeve të liderëve të Luginës, pjesa dërmuese e tyre për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” janë treguar të zhgënjyer me arritjen e kësaj marrëveshjeje me përjashtim të Ragmi Mustafës i cili e ka përshëndetur. Vërejtja e tyre ka të bëje se përkundër insistimit të tyre për të qenë pjesë e këtij procesi, ata shprehen se janë të harruar dhe të injoruar nga Beogradi gjithsesi, por edhe nga Prishtina e Brukseli.

“Ne jemi të dëshpruar pas marrëveshjes së djeshme në Bruksel e cila nuk duhej të ndodhte, ku Prishtina e nënshkroi atë duke ngarendur që me gjysmë Kosove të shkojë në Evropë, cka ende nuk ka asjgë të sigurt, duke harruar shqiptarët e Luginës së Preshevës nën Serbi të cilët deri dje edhe ata ishin në të njëjtën lëkurë.” ka pohuar Jonus Musliu.

Ndërkaq deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Riza Halimi ka thënë se ky është vazhdimësi e rasteve që injorohet Prishtina.

“Procesi i bisedimeve në Bruksel nuk është një rast i fundit që ne ishim të harruar apo injoruar. Lugina e Preshevës edhe në konferencën e Gjenevës, Rambujesë, Vienës kishte kërkuar të inkuadrohet në këto negociata e konferenca, por gjitha kërkesat tona nuk ishin marrur parasysh si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina…Dhe tash nëse u jepen një status i avancuar serbëve në Veri e kanë merituar, sepse kanë punuar dhe vepruar jo vetëm ditën, pro edhe natë, verë e dimër djuke protestuar e me zhurmë duke ju imponuar”, ka thënë Halimi.

Orhan Rexhepi kryetar i LKSH, ish-komandant i UCPMB-së “Marrëveshja mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit për sa është e dëmshme për Kosovën edhe shumë herë më e dëmshme është për Luginën e Preshevës. Ishte më shumë histerike se sa historike. Nëse Kosova ka rënë dakord me Serbinë për një pjesë të veten, cila ka qenë arsyeja që të mos binte dakord për një pjesë të Serbisë, pra për Luginën e Preshevës, por për sa është fajtorë për këtë Hashim Thaçi njëqind herë më tepër janë fajtor vetë udhëheqësit e Luginës së Preshevës, sepse ka vite e vite që i kam lutur për të shpallur Autonominë territoriale dhe Politike të saj por assesi nuk dashur as të dëgjojnë. Aq më tepër me disa lider politik të Luginës së Preshevës, me pozicionin e tyre proserbe, popullata jonë nuk ka çfarë të pres, u tregua puna e tyre me lapidarin e UCPMB-së. Qeni keq ta bjen ukin te dera…”

“Mbetemi optimist se kjo marrëveshje e Brukselit do të reflektohet pozitivisht edhe në Luginën e Preshevës, me shpresë që edhe tek ne të nisin bisedimet serioze mes lidershipit shqiptar dhe autoriteteve serbe për zgjidhjen e një sërë problemesh në Luginë, ku me vite të tëra tek ne zbatohet politika diskriminuese, në gjitha sferat, nga papunësia e madhe, arsimimi, simbolet kombëtare etj..”, ka thënë Galip Beqiri nga Këshilli Kombëtar Shqiptar
Kurse, kryetari i PVD-së në Bujaoc Shaip Kamberi i cili u shpreh optimist rreth marrëveshjes në fjalë ka pohuar se “Pas, kësaj marrëveshje, ku pritet relaksim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do te ndikoje pozitivisht edhe ne gjendjen e përgjithshme ne Luginën e Preshevës. Pra, mbetemi me shpresë se me këtë marrëveshje, Kosova ka krijuar hapësire te mjaftueshme qe ne mënyre institucionale te angazhohet për avancimin e te drejtave te shqiptareve te Luginën e Preshevës, ne reciprocitet me atë qe ajo u ka garantuar serbeve ne Veri te Kosovës. Kjo marrëveshje vlen edhe si mësim për Beogradin e cila ende nuk ka ndryshuar rusin politik që dihet çfarë e ka pasur deri tash ndaj shqiptarëve etnik në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë”

I vetmi që e ka përshëndetur pa rezerva ka qenë Ragmi Mustafa. “Nga kjo marrëveshje del se qeveria e Kosovës përfundimisht ka treguar një shkallë shumë të lartë, madje hiper demokracinë, për dallim nga Serbia e cila akoma është shume larg autoriteteve të Kosovës”, ka thënë ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›