Hidhnin beton ne objekte pa leje Inspektoriati Ndertimor penalizon mjaft firma

Tirane 19 Nentor NOA/ Inspektorati Ndertimor Urbanistik Kombetar prej nje jave ka nisur punen per ndalimin e aktivitetit te jashteligjshem te kompanive apo subjekteve qe hedhin beton ne objekte pa lejet perkatese.
Ata kane nisur punen ne terren per evidentimin e subjekteve qe me makinerite e tyre vepronin ne kundershtim me ligjin duke ndermarre penalizime financiare dhe sekuestro te mjeteve dhe makinerive te betonit ne Tirane Durres Kruje Vlore Fier Lushnje Rrogozhine Fushe Kruje Lac dhe Elbasan.
Gjate kesaj jave ka pasur bllokim te mjeteve qe transportojne dhe hedhin beton te objektet e ndertuesve qe veprojne pa pasur te gjitha lejet e kerkuar per nje ndertim dhe per disa raste inspektoret kane vendosur sekuestrimin e mjetit deri sa subjekti te paguaje penalizimin sipas percaktimeve ligjore ose te prese afatin ligjor per rimarrjen e mjetit. Deri me tani jane vendosur dhjetera penalizime financiare me gjobe si dhe jane sekuestruar dhjetera mjete te tjera.
Qellimi kryesor i ketij aksioni eshte qe te mos hidhet beton ne ndertime apo objekte te cilat nuk jane pajisur me lejet perkatese.
Por nderkohe eshte vene re rezistence nga disa subjekte qe drejtohen apo kane mbeshtetje nga persona publike dhe politike ku raste te tilla jane vene re ne bregdetin e Durresit ku pavaresisht sekuestrimeve dhe ndeshkimeve ligjore mjetet e kompanise 3D qe eshte krijuar dhe administruar prej vitesh nga Vangjush Dako derisa ky i fundit u zgjodh kryebashkiak i Durresit po shkelin ligjin.
Nderkaq ligji parashikon qe subjekti i cili disponon mjete apo makineri qe perdoren ne fushen e ndertimit eshte i detyruar te mos ofroje sherbimin e tij per persona fizike apo juridike te cilet nuk jane te pajisur me leje ndertimi. Per kete qellim subjekti qe disponon mjete apo makineri qe perdoren ne fushen e ndertimit kerkon paraprakisht nga ndertuesi paraqitjen e lejes se ndertimit.
n.e/NOA