E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH Rama nuk dha leje ndertimi per xhamine

/ /

Departamenti Amerikan i Shtetit evidenton ne raportin vjetor per lirite fetare se Bashkia e Tiranes nuk i ka dhene leje ndertimi komunitetit mysliman per ndertimin e nje xhamie. Ne seksionin e dyte te ketij raporti Statusi i Respektimit nga Qeveria per Lirine Fetare thuhet se zyrtaret e Bashkise nuk kane vepruar ende mbi kete kerkese te komunitetit mysliman. Komuniteti Islamik Shqiptar vazhdoi te kerkonte leje ndertimi per nje xhami te re ne nje toke kthyer bashkesise nepermjet procesit te kompensimit pas-komunist. Ne fund te periudhes se raportimit zyrtare te Bashkise se Tiranes nuk kane vepruar mbi kete kerkese thuhet ne raport. Nderkohe tri dite me pare gjate festes se Kurban Bajramit kreu i Bashkise se Tiranes njeheresh edhe kryetar i Partise Socialiste Edi Rama i premtoi komunitetit mysliman ndertimin e nje xhamie te re. Kjo deklarate shkaktoi debate per shkak se ministri i Puneve Publike Sokol Olldashi tha se ne planin francez nuk eshte parashikuar ndertimi i xhamise. Ne raportin e DASH per fete thuhet gjithasuut se Qeveria vazhdoi te trajtonte pretendimet nga secili prej kater grupeve tradicionale fetare lidhur me kthimin apo kompensimin e pronave te marra gjate ish-epokes komuniste megjithate shume nga pretendimet per prona mbeten te pazgjidhura. Pas marreveshjeve te reja dypaleshe te nenshkruara ne vitin 2008 Agjencia Kombetare per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave u udhezua tu jepte perparesi pronave te zoteruara nga bashkesite fetare megjithese ka pasur ecuri te ngadalte.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›